Politike21 Maj 2024, 17:40

Deklarata e Escobar për Berishën, gazetari: I dha mesazh të qartë, SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e Escobar për Berishën, gazetari: I dha mesazh të

Gazetari Endri Xhafo teksa ka komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar për ish-kryeministri Berisha, tha se ai ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për të.

Xhafo solli në vëmendje se çfarë ndodhi gjatë periudhës 1992-1996, gjatë kohës që Sali Berisha ishte President, duke shtuar se kulmi arriti me zgjedhjet e 26 majit dhe dhunën e ushtruar ndaj disa prej figurave kryesore të opozitës së asaj kohe, dy ditë pas zgjedhjeve të 1996.

Xhafo tha se Escobar është në një qëndrim të qartë që “ne nuk e duam Sali Berishën”.

“Escobar është në një vijimësi qëndrimesh, mesazhi i drejtohet Berishës dhe e thonë qartë që amerikanët nuk e duan”, tha Xhafo.

Ai shtoi se çështja që shtrohet është nëse në këtë vend ne do të pranojmë që liderët politikë të na i caktojnë ose jo të huajt, qoftë kjo edhe fuqia më e madhe, siç janë SHBA.

“Në një çështje shumë më të ndjeshme, sikundër ajo e Iranit, ne shikojmë se amerikanët nuk flasin me një zë.

Do të ishte mirë të flisnin me një zë, por nuk flasin. Tani në rastin e z. Berisha kemi kongresmenë, pra ligjvënës që kanë folur.

Mua në momente të caktuara më pëlqen të jem sovranist. Por nga ana tjetër po të mos ishte SHBA, as Kosova nuk do të ishte e pavarur, as ne nuk do të ishim në NATO.

Zgjuarsia është që të mos kesh probleme me SHBA, dhe zoti Berisha i ka problemet me ta.

Me shumë gjasë Trump do të vijë në pushtet në SHBA. Demokratët shpresojnë që me ardhjen e Trump në pushtet, gjërat do të ndryshojnë, por ne nuk e dimë nëse do ti vijë radha të merret me Shqipërinë”, u shpreh gazetari për “News 24”.