Kreu i SPAK, në intervistën për RTSH, deklaroi se emri i Edi Ramës nuk del në asnjë dosje korruptive apo kriminale, duke mohuar publikisht dhjetëra raste ku vetë kryeministri ka firmosur, urdhëruar apo mbrojtur aferat më të mëdha të qeverisë.
Deklarata e Altin Dumanit se “në asnjë dosje të hetuar nga SPAK nuk ka dalë emri i Edi Ramës” është kthyer në skandal publik. Përtej formës, ajo u lexua si një amnisti politike për kryeministrin, në një moment kur drejtësia speciale është nën akuzë për selektivitet dhe mungesë guximi për të prekur “shtresën e parë” të pushtetit.
Në intervistën e tij për RTSH, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u pyet drejtpërdrejt nëse hetimet për aferat korruptive kanë prodhuar gjurmë, prova apo fakte që përfshijnë kryeministrin Edi Rama.
Përgjigjja e tij ishte e prerë:
“Në asnjë nga dosjet që janë hetuar dhe dërguar për gjykim, emri i Edi Ramës nuk ka dalë në asnjë aferë korruptive apo lidhje me grupe kriminale.”
Kjo deklaratë, e cila në çdo vend demokratik do të trondiste sistemin e drejtësisë, u interpretua si “qoka e fundit” që Dumani i bën Ramës përpara largimit nga detyra.
Në thelb, kreu i SPAK amnistoi publikisht kryeministrin, duke dhënë garanci se “sulltani i pushtetit” mbetet i paprekshëm, pavarësisht provave, dosjeve dhe hetimeve që kanë përfshirë drejtpërdrejtë qeverinë dhe ministrat e tij.
Por realiteti është ndryshe: në çdo dosje të madhe korruptive, emri i Edi Ramës është aty; si nënshkrues, urdhërues apo përfitues politik i vendimeve, që kanë prodhuar miliarda euro humbje për shtetin.
Disa nga aferat ku SPAK “nuk pa” gjurmët e Edi Ramës
1. Landfillet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, ku Rama firmosi shpalljen e “emergjencës së mbetjeve”, dha bonusin 8% përpara se të krijoheshin kompanitë, shpronësoi tokat, nënshkroi kontratat dhe inauguroi projektet me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.
2. Kulla “Alabar” në Durrës, ku 812 mijë m² tokë publike iu dhuruan “investitorëve arabë”, me falje prej 210 milionë euro detyrimesh fiskale.
3. Programi i “Investitorëve Strategjikë”, ku me firmën e Ramës janë dhënë 980 hektarë tokë bregdetare dhe 30 vite biznes pa taksa për oligarkë dhe trafikantë të lidhur me pushtetin.
4. 45 kullat në Tiranë, ku lejet janë dhënë pa verifikim financiar dhe me troje publike të falura.
5. Rrugët Thumanë-Kashar, Arbëri dhe Qukës-Qafë Pllocë, ku kostoja u trefishua pas nënshkrimit të kontratave me vendime të vetë Ramës.
6. Tuneli i Llogarasë, koncesion i dhënë me firmën e tij miqve të Erdogan dhe Behgjet Pacollit.
7. Koncesionet e Shëndetësisë (Check-up, Dializa, Laboratori, Sterilizimi), të miratuara dhe promovuara publikisht nga vetë Rama.
8. 114 kontratat “1 euro”, me të cilat janë dhuruar toka, liqene, pyje dhe objekte publike për oligarkët e klientët e qeverisë.
9. Afera e kompanisë “Air Albania”, që i ka vënë në dispozicion avion çarter për udhëtime personale.
10. Stadiumet e Tiranës, Durrësit, Vlorës dhe Korçës, ku toka publike është dhuruar për ndërtim kullash e hoteleve private.
11. Fonde bujqësore të BE-së, përvetësuar nga kompani e individë të lidhur me kabinetin qeveritar, me miratim nga Ministria e Bujqësisë dhe Kryeministria.
12. Afera “McGonigal”, ku Rama përmendet 14 herë në raportin e FBI-së si i përfshirë në marrëdhënie korruptive dhe ndikime të paligjshme me oligarkë rusë.
13. Përgjimet SKY ECC dhe dosjet 339 e 184, ku emri i tij del si urdhërues politik në përzgjedhjen e kandidatëve të PS-së dhe aktivizimin e grupeve kriminale në zgjedhje.
Në secilën prej këtyre aferave, vendimet e fundit, urdhërat dhe pagesat kalojnë në zyrën e Edi Ramës.
Pra, nëse SPAK nuk ka parë gjurmë të tij, do të thotë se ose nuk ka dashur t’i shohë, ose i ka groposur me vetëdije.
Deklarata që zhbën reformën në drejtësi
Në vend që të konfirmonte se drejtësia do të ndjekë “çdokënd, pavarësisht postit”, Altin Dumani zgjodhi të mbrojë publikisht personin më të fuqishëm të vendit.
Në thelb, kjo është rrëzimi moral i reformës në Drejtësi.
Në tre vite drejtim, Dumani është treguar i vendosur për të arrestuar ish-ministra, zyrtarë të nivelit të mesëm dhe bashkiakë, por asnjëherë nuk ka shkuar më lart, aty ku fillon zinxhiri i vendimeve.
Deklarata e tij është përkthyer si garanci politike për Ramën në prag të përplasjeve të ardhshme me SPAK-un.
Në mënyrë të pashmangshme, ajo e vendos Dumanin në të njëjtën rresht me drejtuesit e mëparshëm të prokurorisë që “nuk shikonin, nuk dëgjonin, nuk vepronin” ndaj pushtetit.
Në fund, Altin Dumani mund të ketë përmbyllur karrierën e tij si drejtues, por me këtë intervistë ai varrosi besimin e publikut te drejtësia e re.
Sepse kur kreu i SPAK thotë se Edi Rama nuk del në asnjë dosje, ai nuk flet për mungesë provash, por për mungesë guximi./Pamfleti
Patjter qe Kryeministri vendit eshte i amnistuar per sa kohe eshte aty. Te gjirha shkeljet e listohen jane te papara dhe degjuarq me pare dhe vetem nje hajdut ordinere si Rama mund ti beje. Me keto oarq blen ambasadat kancelarire europiane, diplomat opoziteb dhe mbi te gjithe zgjedhjet. Jane leke pafund qe vijne nga korrupsioni nga trafiku drogerave te forta qe i garantojne qendrimin ne pushtet akoma dhe pse me kaq shume skandale. Tashme eshte kaq e qarte kaq zbuluar sa fzndi eshte i pashmangshem.
Nuk ka asgje per tu shqetesu. Do ja degjoni kengen per pak muaj...... . Por besoj qe edhe shprehja e cituar duhet lexuar mire, drejt dhe germe per germe. "Në asnjë nga dosjet që janë hetuar dhe dërguar për gjykim, emri i Edi Ramës nuk ka dalë në asnjë aferë korruptive apo lidhje me grupe kriminale.” Tani do ju citoj vetem dy raste, Inceneratori inekzistent i Tiranes dhe rasti Mcgonigal, dini gje: 1. kane perfundu hetimet?? dhe 2. A kane shkuar per gjykim?? Prisni se skeni pa gje akoma..... do bevete Mullar puna...
Normal qe nuk del, se ja ka plotesuar qokat km ky, cfare i ka kerkuar km i ka bere ky dhe kontaktet i ka mbajtur me ulsi manjen qe takohej ne nje xhami
Ate e vendosin amerikanet, qe me sa duket e kane vendosur tashme. Palloshi ka dale lakuriq.
Per çfare reforme ne drejtesi flisni?! Si mund te ndertohet drejtesi e vertete dhe e pavarur, kur pjesetare te saj jane te korruptuarit e 35 viteve???!!!! Reforme do behej nese do zhdukeshin nga sistemi te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret dhe do zevendesoheshin me te tjere. Por jo me te rinj qe "fitojne" magjistraturen nga Arben Rakipi!!!!
Eshte harruar pa permend afera EcoPark, ku perfshihet jo vetem Rama por edhe familja e tij biologjike. Kete ceshje e ka ne hetim Spak, ku prokurori Klodjan Braho e mban zvarre, nga e cila mund te zgjidhet edhe drejtues i spak. Kjo afer mjafton per te cuar pas hekurave Ramen dhe familjarrt e tij te korruptuar
I dashur Duman, na detyron te kujtojme ate thenien : Pa din epa iman.
Persa kohe qe drejtesia zgjidhet nga qeveria, patjeter qe nuk priten cudira.
Qeveri me te korruptuar dhe kryemonister me te korruptuar se ky qe kemi Shqiperia nuk ka pare. Behen gjerat hapur dhe prape dhe sot ky vazhdon kryeminister. Deri kur?!??!??!