Humbja e Partisë Demokratike në Tepelenë është katastrofike.
Kandidati i saj, Gabriel Guma nuk ka arritur të marre as 950 vota.
Pjesëmarrja e ulët nuk ka penguar kandidatin socialist Gramos Sako të fitojë mandatin e pjesshëm si kryetar bashkie me 4 herë më shumë vota, duke vulosur kështu fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ndërsa PD është tashmë në mënyrë të pandalshme drejt fundit të ciklit të saj historik.
Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në pesë bashki të vendit ditën e djeshme nuk sollën surpriza, Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë 5 me 0.
Në total, pjesëmarrja kombëtare në zgjedhjet e pjesshme arriti vetëm 18.45% të 334 mijë e 539 votuesve me të drejtë vote. Rekordin më të lartë e mbajti Bashkia e Matit me 39.36% pjesëmarrje, e ndjekur nga Tepelena (34.63%), Cërriku (25%), Berati (19.98%), ndërsa Vlora regjistroi nivelin më të ulët me vetëm 12.54%.
Lini një Përgjigje