TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2026, 14:13

Deputeti britanik sfidon Ramën: Na trego pse ikin të rinjtë shqiptarë?

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti britanik sfidon Ramën: Na trego pse ikin të rinjtë
Edi Rama, Deputeti britanik Andrew Rosindel

Deputeti konservator britanik Andrew Rosindell ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar deklaratat e tij për Britaninë e Madhe dhe duke ngritur njëherazi çështjen e largimit të të rinjve shqiptarë nga vendi. Në një reagim në platformën X, Rosindell deklaron se Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, por edhe ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij për Shqipërinë. 

Rosindell iu referua deklaratës së Ramës, i cili ishte shprehur se "Britania e la Evropën sepse donte më pak anije dhe ka më shumë anije. E la Evropën sepse donte më shumë investime. Ka më pak investime."

Deputeti britanik kujton vizitën që zhvilloi në Tiranë vitin e kaluar, bisedoi me shumë të rinj shqiptarë që i shprehën dëshirën për t'u larguar nga vendi.

"Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, të cilët më thanë se donin të largoheshin nga vendi, gjë që do të bëhet edhe më e mundur me hyrjen e Shqipërisë në Shengen. Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë ishin grupi më i madh që mbërriti ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndienin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre në radhë të parë. Do të marr leksione mbi sovranitetin nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm sot sa kurrë më parë", shkruan deputeti britanik.

Reagimi i Rosindell vjen në një moment kur situata politike në Shqipëri po tërheq vëmendjen e deputetëve dhe politikanëve evropianë. Protestat kundër kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt dhe po pasqyrohen edhe nga mediat ndërkombëtare. Krahas raportimeve për zhvillimet në terren, në qarqe politike evropiane po shtohen reagimet për krizën politike në Shqipëri, ndërsa qytetarwt vijon protestat duke kërkuar largimin e Ramës.

 

andrew rosindel shuplake rames protestat kunder rames

1 Komente

  1. D
    Dritani

    Lere se ndriten britanine keta konservatoret e ngelen te japin mend per shqiperine .Po dhe ju pordhalet skeni me se ti mbushni faqet.

    Lini një Përgjigje