TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 22:54

Dështimi i opozitës në zgjedhje, Azgan Haklaj: Fajtorët kryesorë dyshja Berisha-Meta, nuk i do publiku

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i opozitës në zgjedhje, Azgan Haklaj: Fajtorët

Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ish deputeti i PD Azgan Haklaj, ka bërë thirrje për reflektim.

Në një intervistë për “Report tv”, Haklaj tha se dyshja Berisha-Meta u shpartalluan në zgjedhje dhe ngre pikëpyetjen se kush duhet të bashkohet. Haklaj thotë se secili duhet të vijojë rrugën e vet.

Dyshja Berisha-Meta nuk janë pëlqyer në publik dhe janë shpartalluar si Napoloni në Waterloo. Para zgjedhjeve patëm qindra kërkesa që po sabotonim fushatën e s’duhet të kandidonim në bashki përballë Rithemelimit. PD ndonëse nuk e njihte procesin e primareve, atyre personave që pretenduan se kanë shumicën i thamë hajdeni kandidoni. Në fushatë PD ishte përballë 2 luftërash, pse s’po mbështesim kandidatët dhe fushata e koalicionit për të mos mbështetur siglën. Pas zgjedhjeve na akuzojnë se ne i kemi shkaktuar humbjen. Tani bëjnë thirrje për bashkim. Kush të bashkohet?”, tha Haklaj.

haklaj pd berisha meta

Lini një Përgjigje