TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 21:09

Gazment Bardhi sulmon Metën: Ai dhe Rama fituesit e vetëm në zgjedhje, PL mbushi këshillat në kurriz të PD

Shkruar nga Pamfleti

Gazment Bardhi sulmon Metën: Ai dhe Rama fituesit e vetëm në

Gazment Bardhi i ka dhënë një goditje të fortë Ilir Metës, duke e bërë të qartë se PD e vulës nuk do ketë bashkëpunim me Partinë e Lirisë.

Bardhi u shpreh se Ilir Meta dhe Edi Rama janë dy fituesit më të mëdhenj në zgjedhje. Sipas tij, Meta mbushi këshillat bashkiakë në kurriz të Partisë Demokratike.

Dy fitues ishin Rama dhe Meta. Bashkia e Memaliajt ka kandidatë të partisë së sponsorizuar nga partia e Metës. Nga ndarja e mandateve të këshilltarëve ka numrin më të madh krahasuar me kolegët demokratë. Mund të marrë një shembull në Elbasan. Ku në këshillin bashkiak, koalicioni fitoi 12 dhe nga ta vetëm 5 janë demokratë dhe 7 janë të propozuar nga Partia e Lirisë. Numrat e votave nuk e legjitimojnë këtë pushtet që ka marrë zoti Meta, ky është një raport në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

 

bardhi berisha meta

Lini një Përgjigje