TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 11:00

Voton kandidatja e pavarur në Mat: Jam dhe vazhdoj të jem socialiste, edhe pse idetë tona u ndanë

Shkruar nga Pamfleti
Voton kandidatja e pavarur në Mat: Jam dhe vazhdoj të jem socialiste,
Kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit, Suzana Pasha

Kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit, Suzana Pasha ka votuar pak momente më parë.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë.

Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse idetë e tyre u ndanë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve te Matit, u kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë, procesi është i qetë, i lirë dhe i barabartë. U bëftë më e mira dhe fitoftë më i miri.

Në këtë fushatë kam qenë e vetme, problematika kam hasur por lej organet ligj zbatuese të bëjnë punën e tyre. Skam pasur kërcënime, zgjedhja ime ka qenë e lirë, unë kam qenë dhe do të vijoj që të jem socialiste. Është partia ime e zemër. Unë mendoj që duhet të isha unë kandidate dhe ndaj garoj e pavarur”, u shpreh ajo.

voton kandidatja e pavarur në mat suzana pasha

Lini një Përgjigje