
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku ironizon risinë e kabinetit të ri qeveritar, ministren virtuale “Diella” e krijuar nga Inteligjenca artificiale.
Berisha ka publikuar një foto ironizuese, të shoqëruar me një koment në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe rolit të Diellës në qeveri.
“Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”, shkruan Berisha.
“Diella” është ministrja e re virtuale e qeverisë së re.
Më herët presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhet se Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella.
Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në Asamble, Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3 (deri korrik 2024).
Lini një Përgjigje