
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, tha se seanca e parë e Parlamentit kaloi me më pak tensione sesa duhej të kishte. Ai theksoi se Parlament quhet kur shoqëria voton e lire, pa presone.
“Nuk flasim dot më për Parlament. Parlament është kur shoqëria ka votuar e lirë, pa presione. Raporti i OSBE/ODIHR-it ka treguar atë që thotë opozita. Vendosëm që të shkonim në Parlament sepse mos të shkosh në Parlament nuk është zgjidhje. Rama ka 83 vende dhe nëse nuk shkojmë as ne, ia lëmë edhe vendet e tjera duke e lënë të qetë të shkatërrojë jetën e shqiptarëve”, tha Strazimiri.
I pyetur për ndjesinë e tij personale në kthimin e tij në Parlament pas disa vitesh, Strazimiri u shpreh se i ka ndjesi trishtimi ndërsa shtoi se sallën e Kuvendit e gjeti më keq sesa e kishte lënë.
“Ndjesia e parë ishte trishtim. Trishtim i pasuar nga një përgjegjësi e fortë për t’i dhënë zgjidhje çlirimit të vendit nga kjo e keqe. Është tragjikomike. Herë dalin nota komike, por kjo nuk e zbut aspak tragjedinë. E gjeta sallën e Parlamentit më keq nga ç’e kisha lënë, në kuptimin e përbërjes. Mundësitë për të reaguar janë ato që janë brenda një salle, por duhet të rishpikim vetveten në mënyrë që të bllokojmë rrokopujën ku po shkon vendi”, u shpreh ai për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje