TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 22:49

Disfata e PD, Sula: Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Disfata e PD, Sula: Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali

Deputeti Dashnor Sula, deklaroi se Partia Demokratike do të kishte marrë “lumë votash” në 11 maj, nëse Sali Berisha do të ishte zmbrapsur nga politika.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot që një makinë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësojnë me një makinë edhe më të vjetër si Sali Berisha.

Për problemet e shumta që ka Partia Demokratike, që kanë lindur për shkak të dyshes Basha-Berisha, Ajnshtajni ka një citim: “Problemet nuk zgjidhen nga mendjet që i krijuan ato”. PS është një lumë që të mbyt, PD ishte shndërruar në përrua të vogë. Opozita duhej bashkuar. Duhet të vendosësh një frymë, që uragani po vjen. Nëse do të kishte zmbrapsje të Sali Berishës, do të kishte lumë votash për PD”, tha Sula në “A2 CNN”.

Dalim te lista. Nëse ti e bën listën, po ta krahasojmë me futbollin, me 45-vjeçarë, ata nuk kanë gjunjë. Nuk e përballojnë dot. Opozita ka moralin. Nëse e ke këtë kartë, ti sfidon këdo. Nëse je pa njollë, nuk ka shans të fitojë Rama”, shtoi Sula.

Lini një Përgjigje