Ish kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të hënë, ku vijuar me denoncimet e tij publike për djegësin e Tiranës.
Kreu i Rithemelimit ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka kryer një akt tjetër anti-ligjor duke vjedhur edhe 19.6 milionë euro të tjera.
“Dora e zezë e vjedhjeve në aferën e shekullit, djegësin e Tiranës e delinkuentit Erion Veliaj nuk ka të ndalur. I amnistuari, Erion Veliaj, pasi ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me landfill, seleksionim, riciklim, me praktikën e koncesionit e djegieve të tyre.
Pasi ka zëvendësuar praktikën e tenderimit publik me çelësa në dorë, siç janë prokuruar djegësit e Elbasanit dhe Fierit në praktikën e dhënies me koncension tek privati, lexo sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, pasi ka firmosur pa u mbledhur ndonjëherë për Këshillin Bahkiak të Bashkisë së Tiranës, dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës për financimin e djegës e djegësit të tij me 90 milionë euro, duke falsifikuar në mënyrën më monstruoze një vendim që shkon në 90 milionë euro për një sipërmarrje e cila do të themelohej vetëm 6 muaj më vonë. Nuk ekzistonte në asnjë regjistër përveç kokës së Erion Veliajt.
Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdishmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave.
Pasi është bërë promotor kryesor në komisionin e koncesioneve për t’i dhënë 8 pikë kompanisë së tij që do të themelohej vetëm një ditë para se të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do të raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjë ditë, asnjëherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë të tjera.”, tha Sali Berisha
Duke e cilësuar atë si “afera e shekullit”, Berisha tha se fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave kalon një miliardë në 30 vite. Ai shtoi më tej se, “SKAP-i” i partisë e amniston, ndërsa qytetarët e Tiranës jo.
Lini një Përgjigje