TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 15:37

“Do i jepja Sazanin Berlusconit”/  Balla hedh poshtë deklaratën e Berishës: Gënjen në emër të Fatos Nanos!

Shkruar nga Pamfleti
“Do i jepja Sazanin Berlusconit”/  Balla hedh poshtë
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur poshtë deklaratën e Salu Berishës se në kohën kur ai ka drejtuar qeverinë, ka dashur që këtë ishull t’ia jap Silvio Berlusconit.

“U çua mjeshtri i gënjeshtrës dhe përmendi ish kryeministrin e ndjerë Fatos Nanon gjoja për një plan me Berlusconin për ishullin e Sazanit. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ishullin e sazanit. Nuk e di çfarë biseda ke bërë ti për Sazanin, por me Nanon nuk ka pasur një bisedë të tillë”, tha Balla.

Berisha tha për mediat deklaroi ditën e sotme se mbështet investimet amerikane për ishullin e Sazanit, teksa shtoi se edhe në kohën kur ai ka drejtuar qeverinë, ka dashur që këtë ishull t’ia jap Silvio Berlusconit.

Para meje shtoi Berisha, ka qenë Fatos Nano, ai i cili kishte një plan të tillë.

“Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar se nuk është kaq, në kohën që bëmë vlerësimin, ishte një ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, por ra kriza, mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi”, u shpreh Berisha.

sali berisha dhe taulant balla sazani

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse nuk e benin vete Shqiptaret Sazanin o pushter!? Shisni motrat e grate tuaja por jo trojet e Shqiperise o maskarenj. Shqiptaret me breza kane lene kockat duke luftuar per ate toke e i jane marre peng ajka e djemve dhe e vashave. C'them dhe une ju e kini shitur tere vendin. I sqaroni popullit prone me prone e ndertese me ndertese se te kujt jane, te kujt, te ruseve, arabeve, Izraeliteve e tyrli lloj qeni. Sera e vreshta i mbushet me beton e mburreni qe e keni bere Shqiperine te bukur.

    Lini një Përgjigje