Kryeministri Edi Rama teksa ka tallur opozitën në Kuvend që në fund do të votojnë pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ka sulmaur edhe SPAK.
Sipas Ramës, SPAK është bërë stacioni i fundit i shpresës për pushtet nga ana e saj.
Rama tha se kryebashkiuaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, pa prova.
"SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas Kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair ekeni çuar në SPAK. Nuk doli gjë. Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së fundit të shpresës së tuaj për pushtet.", theksoi kryeministri Edi Rama.
Rama më tej njoftoi gjatë Kuvendit se javën e ardhshme do të mbajë një fjalim në parlamentin e Izraelit, ose siç njihet, Knesset.
Ai tha se ky është një nder që i rezervohet dhe do të realizohet në të njëjtin format si ai që kishte presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak kohë më parë.
“Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një tjetër nder të jashtëzakonshëm do i drejtohem Knessetit, parlamentit të Izraeli si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohëve presidentit të SHBA-ve si dhe një numri tejet të kufizuarve udhëheqësish të huaj në historinë e atij kuvendi, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht, por i japin një përmasë krejt të posaçme privilegjit që më është bërë mua dhe kësaj shumice qeverisëse që mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve për të folur në atë Kuvend”, tha Rama.
Lini një Përgjigje