TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 22:06

"Do ta rrëzojnë të vetët", Duka: Rama prish çdo rregull për të mbajtur pushtetin

Shkruar nga Pamfleti

"Do ta rrëzojnë të vetët", Duka: Rama prish

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje në opozitë dhe prishje të rregullave të garës politike.

I ftuar në "A2 CNN", Duka u shpreh se përfshirja e figurave nga kampi opozitar në mazhorancë dëmton funksionimin normal të politikës.

“Ky i ka futur duart në opozitë dhe ka shumë. A do thoni ju bravo i qoftë? Po nuk është bravo i qoftë, se prish gjithë rregullat e lojës”, deklaroi ai.

Sipas Dukës, situata politike në Shqipëri nuk mund të krahasohet me atë të Hungarisë, pasi përpjekje të ngjashme në të kaluarën nuk kanë sjellë rezultate konkrete. Ai theksoi se një model i tillë nuk është i aplikueshëm në realitetin shqiptar.

“Unë them që s’do kemi rezultat. Kështu që sado të jesh tifoz me këtë Orbanin dhe këdo qoftë, unë s’jam tifoz me ndenj kaq shumë pushtet”, u shpreh Duka.

Ai shtoi se rotacioni politik në vend mund të vijë në dy mënyra: përmes bashkimit të opozitës rreth një figure të re dhe të fortë, ose si pasojë e zhvillimeve të brendshme në vetë mazhorancën.

“Nëse opozita bashkohet dhe nxjerr një element të ri, mund të vijë rotacioni. Ose mund të ketë zhvillime brenda llojit”, tha Duka, duke theksuar se aktualisht mungon qartësia ideologjike, sidomos në të majtën shqiptare.

agron duka partia agrare orban politike

Lini një Përgjigje