TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 16:15

Do të regjistrohet apo jo PD në zgjedhje? Nis me debate mbledhja e KQZ, topi në fushën e Celibashit

Shkruar nga Pamfleti

Do të regjistrohet apo jo PD në zgjedhje? Nis me debate mbledhja e

Nis mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku do të përcaktohet fati i Partisë Demokratike. Ilirian Celibashi refuzoi regjistrimin e PD në zgjedhje, duke kërkuar dokumente shtesë. Celibashi pretendon se autorizimi i dhënë nga Basha para dorëheqjes nuk është i vlefshëm dhe kërkon që ish-kryetari të firmosë sërish.

PD e ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pro ky i fundit e riktheu te Celibashi, i cili tani ka në dorë fatin e PD. Komisioneri do të duhet të vendosë nëse PD duhet të regjistrohet apo jo në zgjedhje. PD nuk ka pranuar që të dorëzojë dokumente shtesë dhe tani duhet se situata është delikate.

Vetë Celibashi ka kërcënuar se nuk do e regjistrojë PD në zgjedhje nëse nuk vjen autorizim nga Basha, i cili në gjykatë figuron si kryetar në detyrë i PD.   

Mbledhja ka nisur me debate pasi përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa u shpreh se ai cilësohet në dokument si që përfaqësues i PD të drejtuar nga zotit Basha dhe kërkoi të korrigjohet sepse ai tha se është përfaqësues vetëm i Partisë Demokratike. Po ashtu deklaroi se në projektvendim përmendet dhe LZHK, që sipas tij, nuk mundet që për të njëjtën çështje të ketë dy subjekte.

"Unë jam përfaqësues i PD së Shqipërisë, dua të rregullohet në mënyrë imediate. Janë dy kërkesa me 2 subjekte të ndryshme, por kërkesa duhet që të jetë e veçantë”, tha ai.

Debatet në mbledhje

Indrit Sefa: Juve ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Sa u njohëm nga vendimi i mëparshëm, i jeni referuar në mënyrë të gabuar kërkuesit si Indrit Sefa. Unë jam përfaqësues i PD-së dhe kërkues është vetë PD-ja. Kjo duhet të rregullohet në mënyrë të menjëhershme. Janë dy kërkesa të ndryshme që duhet të vlerësohen.

Kërkoj që kërkesat tona të vlerësohen në mënyrë të veçantë. Siç kemi paraqitur dokumentacionin, vendimi është i juaji, por duam që dy kërkesat të shqyrtohen në mënyrë të veçantë. Kërkoj që të disponohen në dosje dhe shkresat e depozituara nga PD. Kërkoj që këto shkresa të bëhen pjesë e dosjes.

Ilirjan Celibashi: Çdo dokumentacion i paraqitur do jetë pjesë e dosjes që lidhet me këtë shqyrtim administrativ. Lidhur me kërkesën tjetër procedurale, është e vërtetë që ne shqyrtojmë kërkesën e PD-0së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, dhe vendimmarrja do jetë në bazë të PD-së. Një kërkesë ka, jo dy siç thatë ju.

Indrit Sefa: Në vendimin që keni dhënë ju, ka dy kërkues. Nëse ju legjitimoni dy kërkesa, është vendimi juaj. Jam mjaftueshëm i qartë se kërkues është vetëm 1, që është PD-ja. Në kërkesën e depozituar nga PD-ja, të firmosur nga unë, duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.

Ilirjan Celibashi: Ka vetëm një kërkues dhe që është PD-ja. Legjitimiteti i atij që bën këtë kërkesë, është çështje e shqyrtimit. Unë po shqyrtoj kërkesën e PD-së për regjistrim.

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju që lidhen se me çfarë masash ka marrë komisioneri për të bërë kallëzim penal me kryetarët e partive, që pasi kanë firmosur deklaratën. Kandidatët e forcave politike më pas janë dënuar për shitblerje votash.

Në përditësim...

kqz celibashi pd

Lini një Përgjigje