TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2025, 10:17

Dorëheqja e Ermal Dredhës, deputeti i Vlorës: Akt qytetarie, është përpjekur të bëjë maksimumin për qytetin

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Ermal Dredhës, deputeti i Vlorës: Akt qytetarie,
Ermal Dredha dhe Edi Rama

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj ka reaguar pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i bashkisë dhe krijimit të qeverisë së re Rama 4.

Në një prononcim nga aktiviteti ‘Epopeja e Drashovicës’ në Vlorë, deputeti Sinaj e konsideroi akt qytetarie dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

“Unë nuk mund të them më shumë se komentet që ka bërë vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës për aktin e tij qytetar, për dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, për t’i lënë mundësinë më mirë përmirësimit të punëve në Bashkinë e Vlorës. Normal që ai është djalë Vlore, e do Vlorën, është përpjekur të bëjë maksimumi por në situatën që u ndodhëm, kur kërkesat e qytetit dhe qytetarëve të Vlorës ndaj pushtetit qëndror dhe PS që ka dhe pushtetin qëndror, ka bërë një akt qytetar, mund t’i ndodhë kujtdo siç i ka ndodhur atij në atë situatë. Mendoj që e ardhmja do jetë më e mirë për qytetin”, tha ai.

Deputeti shtoi se në krye të bashkisë së Vlorës është emëruar një nga nënkryetarët, ndërsa së shpejti pritet të vendoset nëse ai do të vazhdojë për dy vitet e ardhshme apo do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme si në bashkitë e tjera.

“Për momentin është komanduar një nga nënkryetarët, për ta drejtuar Bashkinë e Vlorës, pastaj do jetë në vendimmarrjen e Kryeministrit se çfarë do ndodhi me bashkitë e tjera që janë larguar disa kryetarë bashkish dhe do bëhen zgjedhje të reja në ato bashki. Për Vlorën akoma nuk është marrë një vendim, presim se çfarë vendimi do merret. Do vazhdojë nënkryetari ta drejtojë dhe këto 2 vjet apo do kemi ndryshim në këtë vendimmarrje”, tha Sinaj.

Ermal Dredha ka reaguar publikisht pasi u largua nga posti si kryebashkiak i Vlorës.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve në një postim në rrjetet sociale, Dredha shkruan “Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time”.

Në letrën drejtuar kryeministrit Rama, kryebashkiaku i dorëhequr i Vlorës thekson se dorëheqja e tij vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, si edhe është veprimi i tij më i drejtë në këtë moment.

“Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment”, thekson ai.

ermal dredha rama

Lini një Përgjigje