TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2025, 18:41

Shembjet e ndërtimeve në Valbonë, deputeti Çelaj: Fadromat e IKMT-së rilindase po u shkatërrojnë mundin pronarëve

Shkruar nga Pamfleti

Shembjet e ndërtimeve në Valbonë, deputeti Çelaj: Fadromat

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Valbonës.

Sipas Çelajt, qytetarëve po humbin kursimet e një jete, teksa shtoi se nuk ka asnjë procedim për ata zyrtarë që lejuan ndërtimin e këtyre objekteve.

Fadromat e IKMT-së rilindase sot kanë shkatërruar disa ndërtesa në fshatin Valbonë duke ua shkatërruar  ato që ata i kanë ndërtuar me shumë mundin e djersë!!!

Ajo që vërehet dhe për këtë qytetarët janë të indinjuar se pse nuk ka asnjë procedim administrativ apo penal për të gjithë ata zyrtar pjesë të strukturave ligjzbatuese  që kanë lejuar t’i ndërtojnë ato ndërtesa!

Ato ndërtesa nuk janë ndërtuar për një natë e as pa një dakordësi korruptive të atyre që e kanë detyrë zbatimin  ligjit dhe sqarimin e banorëve për procedurat e pajisjes me leje ndërtimi”, shkruan Çelaj.

Lini një Përgjigje