TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2025, 21:36

Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng!

Shkruar nga Pamfleti
Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng!
Arben Malaj

Për ish-ministrin Arben Malaj, inteligjenca artificiale nuk duhet absolutizuar, duke rikujtuar rastin e e-albania, e cila sipas tij u krijua me nxitim dhe pa mbrojtje kibernetike dhe për këtë arsye u hakerua.

Malaj tha se Diella rrezikon të merret peng dhe se nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin

Ne e krijuam e-Albania me hapa të nxituara pa krijuar siguri kibernetike. Dolën agjentët e shërbimit sekret me emra e mbiemër e adresë. Pra rrezikon që Diella të merret peng. Këta sot do të hakerojnë sistemin. Mos ta bëjmë absolute. Të ndjekim direktivat e BE. Nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin. Ajo është një softëare që do e krijojë një njeri”, tha Malaj.

Lini një Përgjigje