TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 15:55

Doshi i 'hyn në pjesë' Ramës dhe Berishës te votat e Diasporës, bisedë 'online' me shqiptarët në Angli

Shkruar nga Pamfleti

Doshi i 'hyn në pjesë' Ramës dhe Berishës te votat

Partia Social Demokrate e Tom Doshit e ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në Has, por një pjesë e mirë e hasjanëve u detyruan të komunikonin online pasi jetojnë në Britani.

Ai iu ka kërkuar votën emigrantëve duke thënë se shpreson te mbështetja e tyre ndërsa thekson se "PSD ka një program si të jesh në buxhetin e shtetit". Kreu i PSD duket se ka nisur fushatën me diasporën, ashtu si kundërshtarët e tij politikë Rama dhe Berisha.

“Ndihem shumë mirë dhe kam shumë shpresë tek ju për mbështetjen që po i jepni Partisë Social Demokrate dhe kandidatëve që janë në Kukës, Has dhe Tropojë, e kam zemrën plot që ju kam ju atje, programi ynë është program social, ju e dini se në çfarë kushtesh është ky vend, këtu akoma diskutohet për ilaçe, ndihmë sociale, pensione, kemi bërë një program si me qenë në buxhet të shtetit, politika sot vjen e merr votat dhe ik.

Kandidoj për të gjashtën herë në qytetin tim, sa herë ka zgjedhje marr më shumë mbështetje, se u shërbej njerëzve, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për Hasin, Kukësin, Tropojën”, tha Doshi.

 

Lini një Përgjigje