TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 15:30

 “Që je gomar kjo është diçka që duket”, batuta e poetes së njohur për Edi Ramën 32 vite më parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

 “Që je gomar kjo është diçka që

Edi Rama synon mandatin e katërt rradhazi si Kryeministër në 11 maj, ndërsa edhe këtë rradhë po shkon drejt zgjedhjeve me show e tallava.

Rama po përdor tezën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke e lidhur këtë proces me emrin e tij. Në çdo takim që mban, Rama shprehet se vota për PS është ajo që e anëtarëson vendin në BE, madje duke synuar një mazhorancë të fortë.

Por si e ka vlerësuar poetja Mimoza Ahmeti, Edi Ramën që në 1993.

Video e mëposhtme është një sekuencë kur gazetari Adi Krasta e pyet Ahmetin gjatë një spektakli, 32 vjet më parë, se kujt ia dedikon “që je gomar kjo është diçka që duket…”, ndërsa ajo përgjigjet “një mikut tim, Edi Ramës”.

Në fakt, në vitet e fundit Edi Rama, për të treguar se mban në kurriz çdo punë e ka krahasuar veten me gomarin.

"Po të isha kafshë, çfarë kafshe do isha unë?  Gomar.. Gomari është më punëtor. I mban të gjithë ngarkesat i çon në destinacion. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti", shprehej Rama në fushatën e 2021, pra 4 vite më parë.

Lini një Përgjigje