
Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës, ka folur lidhur me fushatën elektorale. Ai theksoi se vendi ka shumë probleme sociale dhe ekonomike.
Alimehmeti u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të luftojë maskarallëkun. Sipas tij, duke luftuar fillimisht burimin, pra fukarallëkun.
“Arsyeja pse dikush ikën nga një vend në tjetër është se nuk bën më për të jetuar. Luftë në Shqipëri nuk kemi. Kemi probleme sociale dhe ekonomike. Kemi një proverb ne në Shqipëri fukarallëk, maskarallëk. Ne kemi vendosur ta luftojmë maskarallëkun, duke luftuar në radhë të parë burimin, pra fukarallëkun”, tha ai.
Alimehmeti foli edhe për fushatën elektorale i cili tha se po zhvillojnë takime të shumta, ndërsa shtoi se “hallet nuk mbarojnë më 11 maj dhe përsa kohë nuk kuptojmë se ka një problem, nuk e zgjidhim dot”.
“Në profesionin tim jam mësuar me dinamicitet. Është pse Tirana është një qark tejet i madh, patjetër menaxhohet hapësira. Do edhe mirëkuptim. Shumë njerëz duan të të mbajnë më gjatë, por koha është e kufizuar. Hallet nuk mbarojnë më 11 maj dhe përsa kohë nuk kuptojmë se ka një problem, nuk e zgjidhim dot”, tha Alimehmeti për “News 24”.
Lini një Përgjigje