TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 10:48

Shtyhet sërish seanca për “Babalen”, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares!

Shkruar nga Pamfleti
Shtyhet sërish seanca për “Babalen”, Salianji:

Gjyqi për çështjen e “Babales” është shtyrë sërish. Deputeti Ervin Salianji, në një komunikim nga Gjykata e Apelit se gjyqtarja Edlira Petri ka treguar anshmëri politike. Ai ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatore duke thënë se gjithashtu dhe elementet e dosjes do t’i ribëjë publike.

“Akt ekspertimi që është bërë në Britaninë e madhe përcakton qartë që zëri është zëvendësuar. Unë jam sot para gjykatës vetëm për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Në vend që para drejtësisë të shkojnë trafikantë, jemi ne që denoncojmë në emër të opozitës. Nuk është se është shtyrë ndonjëherë për mungesë tonën. Sot bëra një kërkesë për përjashtim për të anshmërisë të treguar dukshëm nga ana e gjyqtares. Ka shprehur anshmëri politike. Nuk duhet ta kishte marrë fare çështjen dhe jo të përshpejtonte. Nëse do kisha zgjedhur të isha avokat, do merresha me këtë punë. Kam zgjedhur të jem politikan, duke mbrojtur interesat e qytetarëve. Ai ishte i dënuar me 7 vite dhe jetonte i lirë në Shqipëri. Po a ka pandashmëri nga politika dhe drejtësia? Këtë detyrë kam. Nuk kam shqetësim nëse qëndron apo jo gjyqtarja. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut, sikur hyja në parcelat me kanabis dhe i denoncoja. Do vazhdoj betejën time për të mbrojtur ata që më kanë votuar. Kështu do jem për një kohë të gjatë.”-u shpreh Salianji para mediave.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘Kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Në Apel e ka çuar çështjen edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji rrezikon burgun.

Në vitin 2018, PD botoi 2 audio-regjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audio-regjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

dosja e babales salianji

Lini një Përgjigje