Politike15 Prill 2024, 22:31

“Dumani po përdor laraska lart e poshtë për të më marrë partinë”/ Ilir Meta degjeneron në fyerja ndaj Monika Kryemadhit?

Shkruar nga Pamfleti

“Dumani po përdor laraska lart e poshtë për të më

Ilir Meta duket se ka shpërthyer në fyerje ndaj Monika Kryemadhit. Sot ai doli te Fevziu për të folur mbi akuzat e SPAK dhe foli për laraska brenda PL. Mesazhi u duk sikur ishte për Monikën, pasi prej ditësh ka pasur konflikti mes tyre dhe shkak janë hetimet e SPAK.

Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë duke marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramë siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë. Ky person nuk ka kurja t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti”, tha ai më tej.