TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 22:49

E dredh Meta, Fredi Belerin ja “ngec” Dules: Është kandidat i PBDNJ, nuk mbështesim asnjë tezë që cenon harmoninë në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

E dredh Meta, Fredi Belerin ja “ngec” Dules: Është

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ja ka ngecur Vangjel Dules, Fredi Belerin. Ky i fundit u arrestua sot dhe Meta tha në një intervistë se ai është kandidat i PBDNJ dhe koalicioni e ka mbështetur. Por tha se nuk i mbështesin tezat e tij për helenizimin e Himarës.

Ata aty kanë zgjedhur zotin Beleri. Kjo është një e drejtë e tyre dhe ne jemi koalicion. Ne nuk përkrahim asnjë ide as të zotit Beleri, as të askujt tjetër që cenon bashkëjetesën, harmoninë e komunitetit atje, aq më tepër që mund të cenojë interesat kombëtare të vendit tonë.

Ne e mbështesim për të fituar dhe për t’i dhënë fund grabitjes dhe tjetërsimit të pronave në bashkinë e Himarës dhe së dyti për të zbatuar ligjin dhe për t’i shërbyer komunitetit me respekt, kaq dhe asgjë tjetër”, u shpreh Meta.

meta beleri

Lini një Përgjigje