Politike12 Maj 2023, 22:06

“Fushata u shoqëruar me presion të vazhdueshëm”, Igli Cara thirrje qytetarëve të Durrësit: Në 14 maj e drejta juaj të zgjidhni ndryshimin

Shkruar nga Pamfleti

“Fushata u shoqëruar me presion të vazhdueshëm”, Igli

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur kjo fushatë është shoqëruar me presion të vazhdueshëm, që ka prekur çdo nivel të administratës dhe jo vetëm.

Ai shprehet se pavarësisht presioneve, në asnjë moment nuk ka mundur të tjetërsojë dëshirën dhe nevojën për ndryshim që ka qenë kryefjalë në çdo takim me qytetarët. Cara ftoi qytetarët që më 14 maj që të votojnë për të ardhmen e Durrësit dhe familjeve të tyre.

14 Maji është një ditë e rëndësishme. Është e drejta juaj të zgjidhni, ashtu siç është detyrë dhe përgjegjësi individuale dhe politike, siguria se çdo votë do të lexohet qartë dhe drejtë!

Ndaj, ju ftoj të votoni, duke shprehur vullnetin tuaj, të qetë dhe të sigurtë, që asnjë votë nuk do të tjetërsohet! Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shprehet Cara.

cara durrës 14 maji