Politike12 Maj 2023, 22:18

Takimi Basha-Balla, Berisha: Skllav i Ramës, të dalin të takohen haptazi dhe jo nëpër skuta

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Basha-Balla, Berisha: Skllav i Ramës, të dalin të takohen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar videon e takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën, të transmetuar në media dy ditë më parë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka live” në Syri Tv, Berisha tha se Basha është skllav i kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar githashtu se ata takohen nëpër skuta.

"E kam thënë me bindje absolute se ai është skllav i Edi Ramës. Të jesh në proces gjyqësor dhe materia e atij procesi të dënon automatikisht 6 vite dhe dosja të mbyllet me një firmë prokurori dhe jo dy firma, ajo është skllavërim. Dhe unë e kam thënë, është peng. Unë e thashë edhe sot, bëjnë gabim që nuk takohen haptaz, por takohen nëpër skuta. Veprimet i bëjnë haptaz në Parlament. Unë duke shkuar në katedër ai urdhëronte Alibashën të zinte katedrën vetëm e vetëm që të mbronte Edi Ramën", deklaroi Berisha.

basha balla skllav edi rama sali berisha