TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 12:34

E ëma bleu 310 mijë euro shtëpi në bllok, Kryemadhi: Çdo gjë e ka arritur vetë!

Shkruar nga Pamfleti

E ëma bleu 310 mijë euro shtëpi në bllok, Kryemadhi:

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur në një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimin ndaj Metës, masën detyrim paraqitje ndaj saj si dhe akuzat e ngritura nga SPAK.

Kryemadhi iu përgjigj akuzave lidhur me blerjen e një shtëpie në vlerën e 310 mijë eurove nga mamaja e saj. Deputetja e pranoi këtë fakt, por tha se mamaja e saj ka qenë mjeke dhe ka pasur një sërë funksionesh publike si dhe është marrë me biznes.

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë mjeke. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e gruas së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi,  bizneset janë të gjitha të dokumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Monika kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal”, theksoi Kryemadhi.

Lini një Përgjigje