TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:54

"Edhe në kohën e Çarçanit ka pasur debat në Kuvend", Alizoti: Të përsëritet seanca e kaluar

Shkruar nga Pamfleti
"Edhe në kohën e Çarçanit ka pasur debat në
Tomorr Alizoti

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, ku pritet miratimi i përbërjes së komisioneve. 

Akizoti i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të përsëritet edhe një herë seanca e kaluar, ku duhej të prezantohej qeveria.

Ai theksoi se edhe në kohën e Adil Çaraçanit ka pasur debat në Kuvend.

“Kur flet shumica ju tentoni që të gjeni arsye për të vazhduar ata. Kërkojmë rikthimin e seancës së kaluar. Precedenti është i rrezikshëm. Është hera e parë në demokraci ku ndërpritet seanca. Edhe në kohën e Adil Çarcanit ka pasur debat dhe fjalë në këtë Kuvend. Do ju lutesha që të rikthehej seanca e parë. Ju duhet të diskutoni dhe të iluminoni qytetarët, për ata që do të drejtojnë Shqipërinë. Ju mund ta çoni vendin jo vetëm në BE, por në kozmos”, tha ai.

Lini një Përgjigje