TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:31

Strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit, Rama mungon në seancë

Shkruar nga Pamfleti

Strukturat e reja të Kuvendit drejt finalizimit, Rama mungon në

Ditën e sotme në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.

Opozita po kërkon ripërsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë, program, që seancën e kaluar u miratua direkt pas kaosit që opozita krijoi në sallë.

Por, sot kryeministri Edi Rama mungon në sallë. 

Ndërkohë, edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk janë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.

Një ditë më parë, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar këtë rregullore, e cila parashikon ndarjen e re të komisioneve parlamentare, si dhe për të kundërshtuar krijimin e ministres virtuale Diella.

 

Lini një Përgjigje