TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:48

PD kërkoi 1 minutë heshtje për Abdi Baletën, grupi parlamentar i PS i bashkohet opozitës 

Shkruar nga Pamfleti
PD kërkoi 1 minutë heshtje për Abdi Baletën, grupi
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së për mbajtjen 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të opozitës, Abdi Baleta.

“Kuvendi ka standardizuar prej kohës një moment të rëndësishëm që mund të kërkohet nga një kryetar grupi ,apo deputet apo grup deputetësh, minuta e heshtjes. E kemi bërë me konsensus këtë ndërhyrje në rregullat e punës së Kuvendit, që atë minutë heshtje të bëhet siç duhet. Kemi parashikuar që kërkesa të depozitohet me shkrim përpara seancën tek kryetari i Kuvendit. Pastaj përcaktohet minuta e saktë e mbajtjes së heshtjes.

Ajo që u përsërit më para, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij që mbahet minuta e heshtjes. Sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, prandaj kryetar i Kuvendit kërkesa që u depozitua nga opozita, ka mbështetjen e grupit të PS, dhe në përfundim të votimit, për çështjet e rendit të ditës, besoj kam dakordësinë dhe të grupit të PD-së, të mbahet minuta e heshtjes siç i ka zakon Kuvendit të Shqipërisë për një ish-anëtar të vetin.

Deputetë që nuk kanë folur seancën e kaluar nuk mund të marrin fjalën për të folur për procesverbalin e seancës së kaluar”, tha Balla.

opozita grupi i partise socialiste

Lini një Përgjigje