
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, theksoi se masakra në Rinas ka prapavijë shtetërore. Këlliçi shton se në këtë segment rrugor është e pamundur që të mos jetë prania e policëve dhe fakti që në video duket qartë se aty nuk kishte asnjë polic, ngre dyshime sipas tij.
“Mund të duket teori e rëndë, patjetër ka prapavijë shtetërore. Është e pamundur që në Fushë-Krujë të mos ketë drita në të njëjtin orar. Dhe në segment mos punojnë kamerat dhe mos ketë policë. Aty nuk bën dot një parakalim, sepse ka trafik; aty kanë humbur me mijëra njerëz, kanë humbur avionin sepse nuk arrijnë dot në fluturim”, tha Këlliçi në emisionin Oponencë në News 24.
Lini një Përgjigje