
PD “zhvendos” Parlamentin te Kryeministria...
Sali Berisha ka vendosur të zbresë në shesh militantët. Pas shumë muajsh deklaratash dhe premtimesh për protestat, duket se tani ka një datë dhe orar zyrtar.
Të hënën e 17 nëntorit, në orën 18.00, militanët e PD do të mblidhen para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Anëtarëve të Këshillit Kombëtar u është dërguar një mesazh ku njoftohen të nisin me organizmin.
“Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit“, thuhet në mesazh.
Por nuk do të jetë një protestë si ato që jemi mësuar deri më sot. Në fakt do të jetë një lloj foltoreje e quajtur “Platforma e rezistencës”.
PD ka vendosur se çdo ditë që do të ketë Parlament, ata do të mblidhen pasdite para Kryeministrisë, ku deputetët, militantët apo dhe qytetarët mund të marrin fjalën. Vetë Berisha sot paradite e paralajmëroi një gjë të tillë.
“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit të qytetarëve para Kryeministrisë., PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend të situatës. Ndaj narko- shtetit të Ramës dhe ndaj kësaj diktuare ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Protestë, e hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”, tha Berisha.
Pra duket se do të jetë një lloj foltoreje. Jo si foltoret e Berishës që dilte nga njëri qytet në tjetrin, por do të jetë një lloj foltoreje para Kryeministrisë. Pas çdo seance parlamentare, Berisha, deputetët dhe demokratët do mblidhen atje dhe do flasin. Dyshimet janë se PD do të bllokojë punimet e Kuvendit dhe nëse PS kalon ligjet brenda 5 minutave, Kuvendi zhvendoset te Kryeministria.
Nuk e dimë se si ky tubim do të sjellë largimin e Ramës dhe Ballukut, megjithatë duket si një kopjim ndaj çadrës së Lulzim Bashës në 2017-ën. Edhe në kohën e saj në mbrëmje demokratët mblidheshin aty dhe mbanin fjalime.
ky Sale dallaverja te filloje te paguaj se drejte- e drejte nuk i del njeri ne protesta per parate e vjedhura qe ka fshehur. Ka vajt 50€ ora e protestes o Berishe, nuk ka me budallenj