TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 11:20

Elbasan/ Llatja hap thesin e vjetër: - Do shtojë 1000 bursa e 150 vende në konvikte për nxënësit në nevojë

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/ Llatja hap thesin e vjetër: - Do shtojë 1000 bursa e 150
Gledian Llatja

Me mashtrimet e vjetra, është hedhur në sulm për mandatin e ri edhe krye bashkiaku Gledian Llatja, ish-drejtori i Ministrisë së Energji- Infrasktrukturës, që ka fimosur letrat e koncesioneve të naftës e gazit për Charles McGongal e Agron Nezaj, për bosët kinezë të Dorjan Duçkës e HEC-Shushica dhe resortit 800 ha të oligarkut rus Deripaska në Divjakë

Përveç mashtrimeve me asfalt elektoral, me pastrim plehrash të hedhura prej 2-3 vitesh në lagjet periferike të Elbasanit e mbushje rrugësh rurale me çakëll, krye bashkiaku kandidat Gledian Llatja, po përsërit një mashtrim të bërë edhe me 2019 kur nuk kishte rival përballë.

Kudo ku shkon vetë e nëpërmjet “tellallëve” elektoralë, Gledian Llatja po premton se për nxënësit e familjeve në nevojë, do akordojë edhe 1000 bursa të plota shkollore para universitare dhe do shtojë 150 vende në konviktin e qytetit për nxënësit varfër të zonave rurale.      

Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Gledian Llatja premtoi se do akordonte 1500 bursa të plota shkollore për këto familje, dhe do ndërtonte konvikt tjetër me 300 vende në qytetin e Elbasanit, për gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave profesionale.

Por gjatë 4 viteve të mandatit të parë, Gledian Llatja jo vetëm nuk ndërtoi konvikt tjetër, por pakësoi me 100 vende në konviktin ekzistues “Ymer Tola”, mbasi fondi i tyre kaloi për shpenzimet  administrative në Bashki.

Jo vetëm nuk i akordoi 1500 bursa shtesë me vlerë 55 mijë lekë të reja secili në vit, siç premtoi, por çdo 2 muaj bllokonte bursat për 265 nxënësit e shkollës profesionale “Sali Ceka” në Elbasan, duke bërë lojëra mashtruese me shkresa zyrtare.

Pra, me mashtrime të vjetra është hedhur në sulm për mandatin e ri edhe kryebashkiaku Gledian Llatja, ish-drejtori i Ministrisë së Energji- Infrasktrukturës, që ka firmosur letrat e koncesioneve të naftës e gazit për Charles McGongal, Agron Nezaj, për bosët kinezë të Dorjan Duçkës dhe të HEC-Shushica e resortit 800 ha të oligarkut rus Oleg Deripaska në Divjakë./Pamfleti

gledjan llatja elbasani thesi i vjetër

Lini një Përgjigje