
Qytetarët e Tiranës janë pyetur nga Barometri në “Euronews Albania” se sa shanse kanë të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.
29.4% e qytetarëve janë përgjigjur se ka shumë shanse që në 14 maj të votojnë Veliajn, 19.4% janë shprehur se ka shanse ta votojnë, ndërsa 12.3% janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Veliajn dhe 31.3% janë përgjigjur padyshim nuk do ta votojnë Veliajn.
Kur shohim si ka ndryshuar përgjigjja ‘padyshim do ta votoj Veliajn në 14 Maj’ ka pasur një rritje nga shkurti, që ishte 54.1% në mars që ka shkuar 55.6%, ndërsa në prill ka pësuar rrënje në 48.8%.
Por Barometri i ka pyetur qytetarët edhe sa shanse ka që të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçin.
19.2% e qytetarëve janë shprehur se në 14 maj padyshim do të votojnë Këlliçin dhe 19.4% kanë thënë se ndoshta do ta votojnë Këlliçin, ndërkohë 20.6% e qytetarëve janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Këlliçin dhe 28% kanë thënë se padyshim nuk do ta votojnë.
Kur shohim se si ka ndryshuar përgjigjja e qytetarëve që në 14 kanë thënë se do të votojnë Këlliçin pa dyshim, ka një rritje graduale nga 27.4% që ishte në shkurt, në 32.6% në mars dhe në prill ka shkuar 38.6%.