Politike14 Prill 2023, 22:06

Sondazhi/ Cilën parti do të votojnë qytetarët e Tiranës në 14 maj? PS avantazh të thellë përballë koalicionit të Metës e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Cilën parti do të votojnë qytetarët e Tiranës

Barometri në Euroneës Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se për kë parti do të votojnë në 14 maj. 43.9% e qytetarëve kanë thënë që do të votojnë Partinë Socialiste.

22.7% e qytetarëve kanë thënë që do të votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”. 6.2% e qytetarëve kanë thënë që do të votojnë Partinë Demokratike.

1% e qytetarëve kanë thënë që do të votojnë Lëvizjen Bashkë. 0.2% e qytetarëve kanë thënë që do të votojnë PDIU dhe 0.2% do të votojnë një parti tjetër.

Ndërkohë, 6.4% kanë thënë se nuk do të votojnë dhe 16.5% e kryeqytetasve nuk e kanë vendosur ende për cilën parti do të votojnë.

sondazhi zgjedhje ps meta e berisha