Braktisja e votimit nga Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj nxjerr në sipërfaqe përplasjet brenda mazhorancës, por ngre dyshime edhe për një lojë të telekomanduar nga vetë Edi Rama...
Mungesa e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në një votim të rëndësishëm politik të grupit socialist nuk u lexua si incident, por si akt i qartë politik. Reagimet e Petro Koçit dhe Ilir Zelës e thelluan perceptimin për një çarje të brendshme në PS, sidomos në raport me çështjen Balluku dhe mënyrën si mazhoranca po sillet me drejtësinë. Megjithatë, përtej pamjes së një revolte të socialistëve të pakënaqur, mbetet dyshimi nëse kemi të bëjmë me një disidencë reale apo me një skemë të kontrolluar nga lart, sipas metodave të njohura të Edi Ramës për të kanalizuar dhe përdorur tensionet e brendshme.
Braktisja e Parlamentit nga Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj, në momentin e një votimi politik të përcaktuar të grupit socialist, është gjithashtu një akt politik.
Një akt politik, i cili, siç ka shkaqet, do të ketë edhe pasojat, dhe në ditët që vijnë do të sjellë edhe zhvillime të tjera.
Tashmë nuk ka ndonjë enigmë se thyerja e rregullit nga dy prej emrave më të rëndësishëm të kupolës socialiste përbën një zhvillim të rëndësishëm në hapësirën politike të mazhorancës, por edhe më gjerë.
Ndërsa Xhafaj e Spiropali kanë bërtitur, e siç thuhet “shkëlqyer”, me mungesën e tyre, ka pasur personazhe të tjerë socialistë, të cilët kanë folur me zë në lidhje me ngjarjen e djeshme politike.
Këto personazhe nuk e kanë relevancën e dy aktorëve kryesorë, por gjithsesi janë emra në hapësirën e pushtetit socialist të gjatë të Edi Ramës që nga viti 2013.
Ata janë Petro Koçi e Ilir Zela. Ish-deputeti Petro Koçi, i cili në të vërtetë ka folur edhe herë të tjera për rastin Balluku, e ka konsideruar votimin si një hap pas, pra ka dhënë një qëndrim të tijin politik. “Ndërhyrja selektive e politikës së ditës në mbrojtje të individëve të caktuar të saj ndaj ndjekjes penale, opozita në rastin Berisha apo mazhoranca në rastin Balluku, e komprometon angazhimin publik dhe parimor të klasës politike për të respektuar drejtësinë e re në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Petro Koçi.
Ilir Zela, në rrjetet sociale, gjithashtu ka qenë më i ashpër.
“Nga sot, e gjithë politika e paprinciptë shqiptare, zaptuesja e të gjitha pushteteve, sabotuesja e demokracisë, kultivuesja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, është non grata nga Bashkimi Europian.
Nga sot, shqiptarët duhet ta kuptojnë që anëtarësimi në Bashkimin Europian është shtyrë të paktën deri në vitin 2035.
Le të gëzohen ata që vjelin frutet e mbajtjes së Shqipërisë jashtë Europës dhe të mërzitet brezi i dytë, i cili duhet të zhgënjehet e ri-zhgënjehet për groposjen e aspiratave për bashkim me Europën!”, thekson Zela.
E marrë kështu në një kuartet, shihet se kemi të bëjmë vërtet me një zhvillim apo përpjekje të qartë disidence, kundërshtimi dhe reagimi brenda Partisë Socialiste.
Një zhvillim që pritej prej kohësh dhe mjaft urohet nga opinioni publik, si një prej mekanizmave që ta gjallërojë e turbullojë politikën e ujit të ndenjur të status quo-së.
Por pyetja që vjen spontane është: a kemi të bëjmë realisht me një “revoltë” të socialistëve të pakënaqur, apo me një lëvizje të telekomanduar klanore apo fraksionare?
A kemi të bëjmë realisht me një lëvizje, ku palët kanë vendosur t’i thonë të gjitha dhe të bëjnë, aq sa mundet natyrisht, një betejë politike, apo janë pjesë e një skeme të telekomanduar nga qarqe të larta pushteti?
Siç ka ndodhur gjithë këto vite në mazhorancë, ku forcat gravitacionale godasin më shumë në fshehtësi sesa hapur dhe para publikut.
Fakt është se të katër personazhet që sot janë “dekonspiruar” në lëvizjen e tyre, njihen prej kohësh për opinionet dhe qëndrimet kundër Belinda Ballukut.
Qëndrime që, edhe pse nuk njiheshin nga publiku i gjerë, brenda PS-së, si dhe në qarqe politike e mediatike, dihen prej mjaft vitesh.
Petro Koçi, në fakt, ka kohë që i shpreh opinionet e tij për këtë çështje, ndërkohë që Ilir Zela po ashtu, që nga koha kur u hoq si drejtues i AKEP-it, dhe fajin ai ia vuri ish-zëvendëskryeministres.
Në këtë prizëm, nëse ata e kanë ndërmarrë vërtet këtë aksion për të dëmtuar njeriun që s’e shohin me sy, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë bërë një favor të madh. Vetë janë treguar amatorë, ndërkohë që objektivi i kërkuar nuk arrihet kështu.
Do të thotë se, nëse vërtet jemi përpara një “revolte” brenda mazhorancës, ajo do të duhet të strukturohet në objektiv, organizim politik e natyrisht veprim politik të dukshëm e publik.
Në këtë mënyrë, akti i tyre del nga inati thjesht personal, që në vetvete edhe ai përbën argument, pasi të gjitha përplasjet në politikë ndodhin për interesa e çështje personale.
Mbështjellja dhe dekorimi me parime tashmë nuk pi ujë në kohët e sotme, kur bombardohen edhe vende në mes të ditës thjesht për interesa e përfitime.
Gjithsesi, dalja hapur e kësaj pakënaqësie apo reagimi brenda mazhorancës është një zhvillim që mund të sjellë debate e përplasje, çka në thelb është pozitive. Ndaj, nëse nuk do të ketë një dalje hapur të këtij apo edhe grupeve të tjera “rebele”, mund të sjellë sërish atavizmat klanore dhe sektare që kanë vepruar në PS që nga rasti i Saimir Tahirit, Erion Veliajt, apo edhe sot me atë të Belinda Ballukut.
Të gjitha këto lëvizje nuk ishin gjë tjetër veçse rubineta të hapura dhe të shfrytëzuara me dinakëri nga Edi Rama, për të vaditur kopshtet apo pemëtoret stinore të arave të thara socialiste për një pikë ujë.
Parë me kujdes, edhe ky kontestim, sidomos ai më i zëshmi, edhe pse pa zhurmë, i Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt, ka shumë gjasa të rezultojë një aksion perfid i komanduar nga Edi Rama, sipas skemave të tij./Pamfleti
Djali: O ba. Rama dhe 82 deputetë votuan për mosheqjen e imunitetit të Ballukut. Qartësisht PS është thjesht një "kazermë ushtarësh" politikë pa integritet që nuk janë në parlament si përfaqësues të popullit por thjesht të Ramës, që i vë në lista sipas qejfit dhe interesit. Pyetja është ç'bën opozita? Dje bënë një protestë para parlamentit, sa për të thënë e ikën në shtëpi, as u ngujuan atje, as grevë urie në Kuvend, asgjë. Madje një nga PD tha se nuk u ngujuan se donin të nxirrnin Ramën lakuriq. Por Rama lakuriq ka qënë që në në 2013 kur mori Metën në qeveri edhe pse bëri 21janarin për të. Më keq se tani Rama dhe rilindja nuk ka qënë ndonjëherë. Pse nuk e rrëzojnë dot këta të opozitës (PD)? Babai: Se nuk kanë moral politik, dhe kanë kryetar Berishën, i konsumuar politikisht, nën hetim nga Spaku dhe NonGrata. Ai e ka quajtur Spakun organizatë kriminale. Ashtu si 82 deputetët mbrojmë Ramln dhe Ballukun, ashtu edhe ata të PD mbrojnë Berishën. Zanafilla e autokracisë është te ndryshimet kushtetuese në 2008. Plus listat e mbyllura, ku kryetari vë në listë të sigurtë besnikët dhe servilat e tij. Sjellja e Berishls dhe Ramës kundër drejtësisë është e pothuajaw w njëjtë, vetëm se Rama ka 83 kartona. Ai parlament normalisht duhet të shkrihet, të bëhen zgjedhje prapë por me kod të ri zgjedhor, pa lista të mbyllura, me sistem mazhoritar ose proporcional, ku një deputet të ketë një sasi të caktuar votash për tu zgjedhur. Përndryshe, do vazhdojë cirku i kllounëve të politikës dhe analistëve të paguar që mbrojnë njlrën apo tjetërën palë nëpër banaqe TV. Dhe populli si përherë ngelet spektator. Djali: Si do bëjnë zgjedhje PS-PD? Rama u mundua i shkreti me bonuse e shpërblime parazgjedhore për ca vota më shumë. Edhe bandat bënë punën e vet. Andej nga PD u hodhën në kosh primaret dhe u bënë deputetë ata që donte Saliu. Aq sa edhe "Gjeli i Peqinit" u katandis e quajti Ramën dhe qeverinë vizionarë për një karrige kryeinspektori.
Kjo, sigurisht që është një pyetje retorike. Që është "intrigë pallati" këtë e dinë edhe pulat e fshatit. Edhe Fatmir Xhafaj edhe Petro Koçi jatojnë në të njëjtin pallat, ndajnë të mirat dhe vështirësitë bashkë, urojnë për ditëlindje, shtrojnë iftar, përcjellin për në botën tjetër baballarët e partisë mëmë. Ka edhe zënka të vogla sigurisht, por ky nuk është rasti. Kur ndahet tepsia ka zënka. Po kur bëhet fjalë për pallatin , ndryshon puna.Tragjike është të largohet plaku 'Mere'.
Sot ja nje kopje te shemtuar Blushi-Hafizi versioni 2026. Kameleon-lleku dhe Rezultati dhe do dalin se shpejti