Politike22 Shkurt 2024, 09:17

Enigma: Pse Ilir Meta u largua nga Sali Berisha? Prapaskenat që fshehin lojëra të nëndheshme!

Shkruar nga Pamfleti

 

Enigma: Pse Ilir Meta u largua nga Sali Berisha? Prapaskenat që fshehin
Ilir Meta dhe Sali Berisha /

 

Pabesia e radhës e Ilir Metës...

Skenat kur Ilir Meta e Sali Berisha takoheshin në sheshet e protestave dhe kalonin kohë së bashku, për të treguar se janë një grup politik, tashmë kanë mbetur një imazh arkivi.
Kreu i Partisë së Lirisë, nuk ka zhvilluar asnjë takim me Sali Berishën në zyrën e tij, që prej zgjedhjeve të 14 majit. E bëhet fjalë para arrestit shtëpiak të doktorit.
Partia e Lirisë, edhe pse është shpesh solidare me qëndrimet e rëndësishme të Foltores, asnjëherë nuk merr pjesë, nuk përfshihet. Dhe kjo performancë mund të jetë gjithçka, por jo sintoni apo ngjizje politike.
Çfarë ka Iliri që nuk shkon në shtëpinë e Berishës, madje as në mitingjet e Rithemelimit?
Ehh, diçka duhet të ketë ndodhur!
Ka shumë zëra që flasin se Ilir Meta është takuar me amerikanët, të cilët i kanë kërkuar të distancohet nga Sali Berisha. E distancimi ka ardhur, por çfarë ka ndodhur? Sot që po flasim, aleanca e Sali Berishës me Ilir Metën “Bashkimi për Fitoren” edhe pse ka këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin, asnjëri nga këta nuk janë pjesë të së njëjtës lëvizje politike.
Madje as në mitingun e 20 shkurtit nuk pati asnjë organizim të këshilltarëve bashkiakë të kësaj aleance. Gjëja më normale që ky trup politik i votuar më 14 maj të ishte prezent, madje t’i jepnin tonin protestës, sepse është realisht i vetmi grup politik përfaqësues i kësaj aleance. Por gjërat shkojnë edhe më tej…
Ilir Meta ishte prezent në takimin që ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi mbajti për të festuar pavarësinë në Tiranë. Ilir Meta u shfaq ngjitur me Presidentin Bajram Begaj, i cili ishte Mbreti i mbrëmjes. Një vit më parë, ambasada amerikane në Tiranë e bojkotoi takimin, kur mori vesh se i ftuar ishte Sali Berisha.
Kësaj radhe kjo nuk ndodhi...
Ilir Meta, megjithatë, ishte present, madje u shfaq duke bërë humor me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Shenjë kjo e qartë e një sjelljeje apo pranimi të Ilir Metës krejt në një protokoll të ndryshëm me Berishën. Fundja Meta nuk është ‘non- grata’, edhe pse nën radarin e SPAK-ut. Radar, që me thënë të vërtetën ka pasur shumë më pak dukje se më parë.
Që nga dalja e fundit e Metës në SPAK ka pasur gjithnjë e më pak akte përkrahëse, apo të koordinuara me Foltoren. Faktet flasin vetëm që Ilir Meta nuk është më i entuziazmuari me Doktorin, megjithëse ai nuk se entuziazmohet me ndonjë. E gjitha është një shfaqje. E këtu duket se ka edhe një element diplomatik, ku zëra ndërkomnëtarë që kanë komunikim me kreun e Partisë së Lirisë, nuk kanë përtuar t’i kujtojnë që duhet të distancohet. Por, edhe vetë Ilir Meta kërkon një Pazar të qartë nga Sali Berisha, kërkon pjesën e popullit të 2 marsit që ja mori Lulzim Basha në ‘2021, bashkë me Doktorin./Pamfleti

ilit meta sali berisha prapaskenat lojëra të nëndheshme