Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar një video, ku paraqet një bukë në ditën e dytë të blerjes, e cila është kthyer në një masë e fortë që nuk pritet e as hahet.
Sipas Braçes, furrat e bukës duhet të kontrollohen sa më shpejt për cilësinë e tyre.
“Kam një pyetje, me çfarë e bjënë këtë bukën që ditën e ditë është ose kashtë, ose dru? Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve-ADMINISTRATA TATIMORE kënë në kurriz, që ka dalë të na sigurojë USHQIMIN do e ketë një pergjigje; U bë dy javë që bëjnë betejë për USHQIMIN e sigurt apo jo?!”, shkruan Braçe.
Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra.
Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.
Buka mbetet produkti numër një në tryezat e shqiptarëve, një traditë e vjetër kjo që ka nisur të zbehet pas viteve ’90, por pa lëshuar shumë terren për produktet e tjera.
Lini një Përgjigje