TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 14:23

Çështja "McGonigal", Berisha: Gjobën e fundit e ka vendosur më 20 maj të 2022

Shkruar nga Pamfleti
Çështja "McGonigal", Berisha: Gjobën e fundit e ka
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë dyshim se prapa mbështetjes së jashtëzakonshme të Edi Ramës qëndronte vetë ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles McGonigal.

Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ka tha se Rama ka paguar vrasës me pagesë kundër pluralizmit dhe opozitës në vend.

Sipas tij ish zyrtari i FBI gjobën e fundit e ka vendosur më 20 maj të vitit 2022.

“McGonigal është në burg dhe krimi i tij është i shëmtuar, por për Shqipërinë, më i rëndë është krimi i Edi Ramës.Kryeministër që paguan vrasës me pagesë kundër pluralizmit dhe opozitës së vendit të tij.
Ky nuk është kryeministër, ky është krim-ministër.
Ky krim-ministër, për t’u fshehur pas gishtit, bllokon dhe paralizon parlamentin.
Veprimtaria e Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut. E vërteta është se në thellësinë e saj, ka krime të shumëllojta.
Dorian Duçka, këshilltari personal privat i Edi Ramës, në emër të Edi Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza, që u paraqitej viktimave të veta si oficer i FBI-së, kalonin nga klubi në klub, nga restoranti në restorant, duke gjuajtur ku gjenin biznesmenë, për t’i terrorizuar se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë tani, për të zgjidhur problemet. Përndryshe, blacklistimi është i sigurt për ju.
Kjo veprimtari, të dashur miq, datën e fundit të saj që di unë, është 20 maj e vitit 2022.
Po kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm mafioz. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë.
Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë, vetëm se një ministër i tyre doli i lidhur me dy mafiozë shqiptarë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë.
A mundet ne të pranojmë që nuk bëhet fjalë për dy mafiozë dosido, por për një krim-ministër që porosit asgjësimin e opozitës te vrasës me pagesë.”, tha Berisha. 

charles mcgonigal berisha

Lini një Përgjigje