
Rama foli në një panel në Festivalin e Hay në Uells, së bashku me gazetarin britanik Misha Glenny, ndihmësin e hershëm të Tony Blair, Alastair Campbell dhe historianen dhe autoren fituese të çmimeve Anne Applebaum.
Ardhja në pushtet e Donald Trump i ka dhënë Evropës një “shans të fundit për t’u marrë me veten”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai që sapo ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër i Shqipërisë, paralajmëroi se Evropa kishte qenë “në gjumë” dhe duhet ta përdorë presidencën e Trump si një mundësi për t’u “bërë një fuqi e madhe” në skenën botërore.
Duke iu referuar komenteve të Trump se Zoti ia shpëtoi jetën “për ta bërë Amerikën përsëri të madhe ”, Rama tha se “gjysma tjetër e së vërtetës është se Zoti e shpëtoi atë për t’i dhënë një shans të fundit Evropës që të rimerrte veten. Jo thjesht për të menaxhuar rënien, por për të ndryshuar dhe për të shfrytëzuar mundësinë për t’u bërë një fuqi e madhe në një hapësirë ku po shfaqen fuqi të tjera.”
“Të gjithë të tjerët po bëjnë të paimagjinueshmen përveç Evropës”, tha ai.

Rama foli në një panel në Festivalin e Hay në Uells të shtunën, së bashku me gazetarin britanik Misha Glenny, ndihmësin e hershëm të Tony Blair, Alastair Campbell dhe historianen dhe autoren fituese të çmimeve Anne Applebaum.
Duke diskutuar implikimet e mandatit të dytë të Trump si president i SHBA-së për Evropën, Rama tha se “Evropa po ecën në gjumë. Është një mundësi e madhe dhe një moment për të ndryshuar plotësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe për të menduar në një nivel të gjerë.”
“Predikimi dhe të folurit për pikat e larta morale dhe shpërfillja e gjithçkaje tjetër nuk do të na ndihmojë të gjejmë një mënyrë për t’u rilindur nga kjo situatë dhe për të riformësuar veten. [Gjë që duhet ta bëjmë] nëse nuk duam ta shohim Evropën të tkurret dhe të bëhet një forcë e parëndësishme ndërsa të tjerat po dalin në pah”, theksoi Rama.
Festivali , i cili zhvillohet në 11 ditë, mbahet në Hay-on-Wye, "Qytetin e Librave" idilik dhe piktoresk. Në program përfshihen Mary Trump, Michael Sheen, Jameela Jamil dhe të tjerë. /Përshtati Pamfleti nga Indipendent/
Lini një Përgjigje