TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2025, 22:10

Rama i rikthehet dashurisë për Aleksin: Krenar që jam mik me dhëndrin e Trump dhe djalin e Soros

Shkruar nga Pamfleti

Rama i rikthehet dashurisë për Aleksin: Krenar që jam mik me

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer dashurisë për Alex Soros. Edhe pse kohët e fundit Rama është kujdesur ta shmangë, duke mos hedhur foto me të dhe duke fshehur takimet, në fakt e ka pranuar se e ka mik për kokë. Aleksi nuk ishte gjatë Samitit të BE në Tiranë dhe kjo bëri shumë përshtypje se mos ndoshta Rama është distancuar, por jo.

Kryeministri foli të shtunën në Uells të Mbretërisë së Bashkuar në Hay Festival, ku ishte i ftuar nderi.

Në panel Rama ishte me ish-këshilltarin e Tony Blair, Alastair Campbell, Misha Glenny, Rektori i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë dhe historianen Anne Applebaum, e cila ka shkruar gjerësisht për historinë e komunizmit dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Jam i bekuar të kem miqësi të shumta. Jam shumë krenar që jam mik me dhëndrin e Donald Trumpit, por në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që të them se jam mik edhe me djalin e armikut të tij, djalin e filantropit George Soros. Është gjë e mirë të kesh miq”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje