Politike23 Mars 2023, 19:33

Evi Kokalari akuza të forta Berishës dhe Këlliçit: Një Zot e di si përfundoi PD te ky klloun, pazaret shkatërruan “foltoren”

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari akuza të forta Berishës dhe Këlliçit:

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në sulme e akuza të forta ndaj Belind Këlliçit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo nuk ka kursyer as Berishën, pasi të dy i akuzon për skandale.

Sipas saj, foltorja po vetëshkatërrohet, teksa këmbëngul se Këlliçi ka gënjyer për arsimin. Nga ana tjetër ajo ka cekur dhe faktin që Këlliçi ka larguar Berishën nga fushata duke u shprehur se kjo është poshtëruese për Berishën.

Postimi i Evi Kokalarit

Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s' ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t'ju them.

Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s'ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t'ju kthehem kundër, është akoma për t’u parë.

Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lançoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qenë e sinqertë, s'kam ndërmend ta lë të kalojë. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetëm se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t'i lë....

Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij.

Si përfundim, kjo gjëja (çfarë do që ta quani) gënjeu për diplomën e gjimnazit, mundësisht masterin, gënjeu çdo demokrat prezent që votoi në 30 prill, gënjeu të gjithë ata që votuan kryesinë, gënjeu me garat e forumit rinor, mundësisht me primaret për bashki, dhe ju doni të më mbushni mëndjen që ky është më i mirë se Erion Veliaj???

Nëse prisni mbështetje nga njerëzit thjeshtë se e prezantoni si produkt të PD-së, juve ju ka ikur të gjithëve mëndja. Mua do të më vinte turp të dilja në foto me këtë, le më ta quaja pjesë të foltores. Në fakt këta me zor e sollën tek foltorja se nuk i vinte. Ndoshta pazaret filluan që atëherë!!

Dhe uroj kjo puna e mos sjelljes së Berishës në fushatë se i bën dëm mos jetë e vërtet, sepse do ishte poshtëruese jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ju që militoni akoma në atë parti.

Cirk të mbarë deri në 14 Maj, se ky seriozisht më kujton atë familjen që në kohën e komunizmit dilnin rrugëve të Tiranës me arusha Mirën për dore, i binin darjes, arusha kërcente, dhe ne fëmijët argëtoheshim. Ky kuptohet, dajristi....

kokalari berisha kellici