TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 20:15

Çfarë do ndodhë të hënën? Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon!

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë do ndodhë të hënën? Baçi: Ora dihet
Luan Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se ajo që dihet nga protesta e 22 dhjetorit është vetëm orari i nisjes, pasi sipas tij, nuk dihet se kur do të përfundojë.

Baçi tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama rrëzohet vetëm përmes protestave.

Ai shtoi gjithashtu se do të jetë populli opozitar ai që do të vendosë edhe mënyrën e zhvillimit të protestës së PD-së në datën 22 dhjetor.

Duhet të ketë protesta në Parlament, ashtu siç u protestua sot. Ashtu duhet të protestohet në çdo rrugë e çdo lagje. Ne kemi vendin tonë në Parlament, karriget atje janë të popullit opozitar dhe nuk na i heq dot Rama. Nisja e protestës dihet, në orën 18:00, por përfundimi asnjëherë nuk dihet, as mënyra si do të zhvillohet protesta.

Në fund fare duhet të kemi parasysh një gjë, kur ka protestë, pushteti është në duart e popullit opozitar. Ditën që përcaktohet orari dhe vendi i protestës, pushteti kalon në duart e popullit opozitar. Nuk e dimë atë, do të mbahen fjalime apo nuk do të mbahen. Ajo mund të vendoset nga populli opozitar në ditën e protestës”, tha mes të tjerash Baçi në A2 CNN.

luan baçi pd protesta

Lini një Përgjigje