TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 19:57

Shkarkimi i Salianjit, reagon Noka: Është vetëpërjashtuar nga PD

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Salianjit, reagon Noka: Është vetëpërjashtuar
Noka-Salianji

Pas përjashtimit të Ervin Salianjit nga dega nr. 6 në Tiranë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Sipas tij, Salinji nuk ka pasur më postin e drejtuesit politik, pasi atë post e ka pasur vetëm për fushatë

Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Këlliçi. Salianji ishte i deleguar për fushatën. Fushata u ndërpre dhe të deleguarit për fushatën i tërhoqëm. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit, të realizuar nga Suel Çela, është vetëpërjashtuar”, u shpreh Noka për "EuronewsAlbania".

Pak më parë u bë me dije se Salianji është larguar si drejtues politik në Njësinë nr.6. Kjo është një hakmarrje e Berishës, pasi Salianji ka nisur një tur takimesh në bazë dhe po kërkon përgjegjësi për disfatën më 11 maj.

 

noka salianji pd

Lini një Përgjigje