Zbardhet axhenda e mbledhjes së grupit parlamentar...
Edi Rama duket se ka filluar të shqetësohet. Teksa Brukseli i ka vënë me duar pas murit dhe në PS kanë filluar të trazohen ujërat, Rama ka vendosur që të fokusohet më shumë te grupi parlamentar. Nga tani e në vijim, grupi i PS do jetë më lart se qeveria e Kuvendi bashkë, pasi drejtorët e institucioneve do të japin llogari para socialistëve.
Për të qenë më të saktë, Rama ka thirrur të shtunë një mbledhje të zgjeruar të grupit. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Më pas, fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të paraqesë drejtimet kryesore të diskutimeve.
Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe mungesa e Elisa Spiropalit gjatë votimit në Kuvend për Belinda Ballukun, pas debatit në distancë një ditë më parë mes saj dhe kreut të grupit të PS Taulant Ballës.
Në vijim të axhendës është parashikuar raportimi i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të informojë mbi ecurinë e proceseve të regjistrimit të pronave dhe problematikat e hasura në terren. Pas raportimit, deputetët do të kenë mundësi për pyetje dhe diskutime, me një kohë të kufizuar deri në 2 minuta për çdo folës.
Gjithashtu, pjesë e takimit do të jetë edhe raportimi i bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili do të paraqesë zhvillimet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm të reformës. Edhe në këtë rast janë parashikuar diskutime të shkurtra nga deputetët.
Në axhendë përfshihet edhe prezantimi i strategjisë së komunikimit. Me pak fjalë dseputetët e PS od të amrirn leksione nga Anjeza Maja dhe Jonida Shehu se si duhet të flasin.
Mbledhja pritet të mbyllet me konkluzionet dhe fjalët përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.


Lini një Përgjigje