Politike12 Shtator 2023, 21:40

“Farsa zgjedhore e 14 majit", Kaso: Edhe pse me emra dhe prova konkrete, Prokuroria dhe SPAK nuk hetuan krimet

Shkruar nga Pamfleti

“Farsa zgjedhore e 14 majit", Kaso: Edhe pse me emra dhe prova

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në grupimin e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka folur për gjetjet e përmbledhura në një libër të të gjitha shkeljeve ligjore dhe zgjedhore në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ai libër vjen si një detyrim i atij premtimi që kemi bërë se do të grumbullojmë provat dhe faktet të masakrës zgjedhore, e cila ishte e parathënë që para zhvillimit të zgjedhjeve deri në ditën që doli rezultati i votimeve në Rrogozhinë.

Prokuroria dhe SPAK nuk pati atë vijueshmëri dhe atë qasje që ne prisnim që të kishte për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore.

Dhe dihet që sa më shumë kalon koha, aq më shumë bie vlera e tyre në sytë e opinionit publik. E dhe pse i kanë pasur të gjitha dosjet me emra konkretë dhe prova konkrete, hetimet nuk ndodhën”, u shpreh Ivi Kaso për Ora News.

ivi kaso prokuroria spak