Politike27 Nëntor 2023, 17:25

Rama fushatë me "21 Janarin": Vendimi i Strasburgut i njëjtë me tonin, të dalin para gjykatës ata që urdhëruan hapjen e zjarrit

Shkruar nga Pamfleti

Rama fushatë me "21 Janarin": Vendimi i Strasburgut i

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek hetimet për 21 janarin, teksa tha se drejtësia mund të vonojë dhe pak, por në fund nuk ka për të munguar.

Teksa e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror, Rama tha se fajtor nuk janë vetëm ata që tërhoqën këmbëzën dhe vranë katër protestues por edhe ata që urdhëruan hapjen e zjarrit të cilët duhet të dalin para gjykatës. Ai komentoi gjithashtu edhe vendimin e gjykatës së Strasburgut, teksa tha se gjykimi i tyre ishte i njëjtë me tonin. 

"21 janari nuk ka ndodhur dje, ka ndodhur përpara shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër dhe tjetri dhe tjetri dhe tjetri dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim të vazhdojnë të përqeshin e të përqeshin... viktimat e 21 janarit.

Nga ana tjetër askush nuk duhet ta harrojë se në këtë sistem që kemi zgjedhur drejtësinë lavdi zotit nuk e bën as partia e as qeveria e as kryeministria. Drejtësinë e bën drejtësia. Nëse sot ka një arsye për t’u ndierë të.. ore janë nja dy djem që fillojnë të duartrokasin dhe harrojnë të ndalojnë kam përshtypjen që dëgjojnë vetëm duartrokitjet.

Po thosha që nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disi të lehtësuar në raport me 21 janarin për të cilin kemi pasur që në krye të herës barrën që ti hapim rrugë drejtësisë është që sot edhe pse do të kërkoj ende kohë që ta shikojmë drejtësinë të bërë për 21 janarin e shikojmë që e para rruga e drejtësisë është hapur dhe e dyta sot është shumë e qartë që drejtësia për 21 janarin vërtet mund të vonojë dhe ca por nuk ka për të munguar. Ajo që ndodhi në gjykatën e të drejtave të njeriut është historike. Kush e ka lexuar vendimin e saj për 21 janarin ka parë që gjykata ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë e kemi thënë që në krye të herës.

21 janari është krim shtetëror. Për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën por ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë për njerëz të pafajshëm.

Si e hapëm ne rrugën e drejtësisë duke bërë reformë në drejtësi. Po të shikosh gjykimin e Strasburgut ka thënë të njëjtën gjë që kemi thënë. Shyqyr që gjykata është në Strasburg që të mos thonë se dhe atë e ka kapur Rama siç thonë për çdo gjë që nuk u vjen për shtat e vërteta është që ne nuk kemi kapur asgjë qëndrojmë në anën parimore të kësaj historie, por u rrimë drejt atyre që kemi marrë përsipër... E sollën amerikanët? Si e sollën me avion apo me anije. Kanë qenë këtu që në 91 amerikanët", u shpreh Rama.

21 janari rama strasburg gjykate