TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 10:16

Fillon Kuvendi, Berisha: Niko Peleshi më i ndershëm në PS se të tjerët

Shkruar nga Pamfleti
Fillon Kuvendi, Berisha: Niko Peleshi më i ndershëm në PS se
Sali Berisha

Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është mbledhur sot për herë të parë. Deputetët e rinj pritet të betohen për të konstituar në këtë mënyrë një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja. 

PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

Kuvendi do të drejtohet nga Niko Peleshi, emri i të cilit u publikua nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së. Kreu i grupit parlamentar të PS-së do të jetë Taulant Balla, ndërsa i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një koment ironik, Berisha tha se “të votosh Niko Peleshin është më mirë se të votosh bandën e tij në Korçë”, sepse, sipas tij, “të paktën është i sinqertë, jeton si bandit”.

Qeveria Rama 4 do të jetë e përbërë nga emra të konfirmuar nga mandati i mëparshëm, por edhe emra të rinj. Mes tyre spikasin ajo e Belinda Ballukut, si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe emra të rinj si ai i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

sali berisha

Lini një Përgjigje