Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, komentoi situatën e krijuar në seancën plenare pas gjuhës së përdorur nga deputetja socialiste Zegjine Caushi ndaj Gaz Bardhit. Ajo drejtoi kritika ndaj Partisë Socialiste për nivelin e përfaqësimit në Parlament.
Topalli krahasoi përbërjen aktuale të grupit parlamentar socialist me atë të viteve kur ajo hyri për herë të parë në Kuvend. Sipas saj, në atë periudhë PS përfaqësohej nga figura me peshë në jetën politike dhe kulturore të vendit, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle.
“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.
Në reagimin e saj, Topalli vuri në dukje edhe mënyrën se si, sipas saj, deputetët përdoren për të miratuar ndryshime ligjore të futura në rend dite nga qeveria.
Ndërkohë nisma ligjore për ndryshimet e nenit 242 në Kodin e Procedurës Penale u quajt nga deputetja Topalli si një ligj për të mbrojtur veten ndaj drejtësisë.
Topalli tha se mazhoranca po përpiqet të justifikojë praktikat korruptive.
"Ligji për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale është një ligj që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ligjvënësi i vërtetë në këtë sallë dhe në anën e majtë është frika. Ju sot keni frikë, prandaj ndryshoni ligjin për Kodin e Procedurës Penale për t’i dhënë vetes super imunitet. Kërkoni të justifikoni të gjitha praktikat super korruptive për amendimet që po bëni sot!", tha Topalli.
MANDATE QE IDHA PARTIJA DEMOKRATI KE. PARTISE SOCJALISTE NE TACOLINE. ESHTE BERE ME DRYSHU LIGJI. DHE LARGU SPAKUNE. MEJE DHENE FUQI VOTIMI NENESE VETE PARTISE SOCJALISTE. QE MOSTE SHJONE PUSHTE TE GJITHA PARTITE KANE DORE MEMROTE GJANE E VJEDHER. DHE ATE TE SHITURE ME MIRE BESIME. TOKA PRONA. TE CDO NDERMARJE DHE VEPRA KOMBETARE. KY ESHTE KOMPLLOTI I XHONE SOROSIT ME KOMONDU KRETE POLITIKENE SHIPTARE. ME SUFLERETE E VETE.