
Në orën e parë të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himarë.
Një ditë më parë, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, i cili u arrestua me akuzën e blerjes së votave.
Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.
Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, arrestimi i Belerit, është bërë pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar nga neni 328 i kodit penal.
5 autobusë të mbushur me emigrantë kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Himarë, nga Greqia për ditën e zgjedhjeve vendore.
Lini një Përgjigje